Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se pretendimi i Putinit se lufta në Ukrainë është nxitur nga Perëndimi, është “absurditet”.
“Askush nuk është duke e sulmuar Rusinë. Është absurditet të thuhet se Rusia ka qenë nën një formë të kërcënimit ushtarak nga Ukraina, apo kushdo tjetër”.
Për herë të parë që prej fillimi të pushtimit rus, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi vendet perëndimore për ndezjen dhe mbështetjen e luftës në Ukrainë, duke hedhur poshtë çdo faj për Moskën ndaj fqinjit të saj që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
/s.f