Ky medaljon mendohet të jetë shtypur në Venedik, rreth vitit 1470, disa vite pas vdekjes së heroit kombëtar Skëndërbeu. Mendohet që ky është dhe medaljoni i parë me fytyrën e Skëndërbeut. Në mbishkrim emri Gjergj Kastrioti Skëndërbeu shoqërohet me fjalën latine Invictus, që do të thotë i pamposhtur.