Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.
Gjatë qëndrimit në Riad ai është pritur nga homologu i tij, Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e parë mes dy vendeve në fushën e sigurisë.
“Kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse.
Gjithashtu marrëveshja kontribuon në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional. Duke punuar së bashku ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm për të garantuar prosperitetin e vendeve tona“, shprehet ministri Çuçi.
/a.r