Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, Kreu parlamentit Ilir Meta, gjatë një konference me homologun e tij izraelit, tha se qeveria ka përherë nevojë për impulse të reja. Kryeparlamentari theksoi se ai sheh tek “impulset” e reja rezultate më të larta si dhe një motivim më të madh.
“Unë jam i bindur se gjithmonë ka nevojë për përmirësim, për punën e qeverisë në punë e parlamentit në punënë e të gjithëve dhe gjithënjë ka nevojë për impulse të reja. PO ndonjëherë këtu ndahemi bashkë se ju te cdo impuls shikon një person ndërsa unë shikoj rezultate të larta, motivim më të madhe dhe realizim të objektivave të qeverisë.”- tha Meta.
Por përpara se të përgjigjej për këtë pyetje ka patur dhe një skenë që ka provokuar të qeshura në mes të konferencës. Duke u munduar që t’i shmangej një pyetjeje politike në kushtet kur konferenca ishte në lidhje me raportet Shqipëri Izrael, Meta tha:
“Të mos e kthejmë në një konferencë shtypi të politiiës së brendshme, do kemi raste të tjera gjatë ditës…”
Por cuditërisht ka ndërhyrë homologu i tij Goldstein, i cili tha:
“Unë ndihëm tërësisht si në shtëpinë time me këto lloj pyetjesh, kështuqë mund të vazhdosh.”
I pyetur nga gazetarët për mosdekretimin e Ministrave të rinj në kabinet nga ana e Presidentit, Meta tha se kjo mbetet një çështje procedurash. Ditën e djeshme Nishani dekretoi shkarkimin por jo emërimin e Ministrave, pas largimit të Shkëlqim Canit.
“Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar, kështu që besoj se është çështje procedurash.”-tha Meta.