Ditën e sotme po mbahet seanca në komisionin e Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli për shkelje të etikës gjatë seancës plenare të 16 shkurtit.
Deputeti Edmond Spaho ka hapur kamerën e telefonit të tij gjatë mbledhjes së komisionit dhe tha se ka vepruar në atë mënyrë në seancë për shkak se po shkelen të drejtat kushtetuese nga kryeministri Edi Rama.
“Çfarë po kërkojmë ne që ju çuditeni dhe nuk na jepni fjalën për një skandal kaq të madh. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?
Zonjë më lini të flasë, nuk keni guxim të dëgjoni se keni frikë çfarë ju thotë Rama. A po më përjashton, ti e ke marrë vendimin, tani më dëgjo pse protestoj unë, mos më prit fjalën”-tha Spaho.
/a.r