Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Ish-Ministri Spiro Ksera apeloi vendimin, duke kërkuar ndryshimin e masës arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Kërkesa e Kserës do të shqyrtohet nga një trup gjykues të kryesuar nga Gramoz Levanaj.
Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Spiro Ksera, u arrestua në 28 janar në Gjirokastër.
Akuzat mbi Kseren
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.
Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH. / OraNews