Zgjedhjet vendore të 14 majit e gjejnë PD të papërgatitur. I këtij mendimi ka qenë deputeti i PS Arben Pëllumbi, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.
Në një intervistë për Vizion Plus, Pëllumbi tha se problemet e brendshme në PD, nuk u ka dhënë mundësinë palëve që të përgatiten për zgjedhje dhe nuk mohon as ndonjë skenar trazirash, teksa shton se kjo është në natyrë të Sali Berishës.
“PD përveç problemeve të brendshme që ka për vulën, në terren është e papërgatitur, e paorganizuar. E dinim që ajo nuk do shkonte në këto zgjedhje e qetë, sepse nuk janë përgatitur. Nuk është surprizë edhe skenari i një situate tensioni. Tensionimi i situatës shkon edhe me natyrën e zotit Berisha.
Problemtet e PD janë të brendshme dhe çfarë do të bëjmë ne do na akuzojnë”, tha ai.
Pëllumbi foli edhe për përjashtimin e deputetëve të PD nga punimet e Kuvendit. Sipas tij, ata janë në shkelje të rreguloores së Kuvendin, ndaj dhe është marrë ky vendim ndaj tyre.
Socialisti pranon se edhe ata kanë protetsuar kur kanë qenë në opozitë, por kërkesat e tyre me opozitën sot janë tërrësisht të kundërta.
“Çdo shkelje e rregullores ka penalizimet e veta. Kalimi në një situatë tj në sallën e kuvendin është një strategji politike dhe ata mendojnë se kjo është rruga e duhur. Dhe këtë gjë e rregullon Rregullorja e Kuvendit që e kemi miratuar të gjithë bashkë.
Skena të tjera ka pasur, por kanë qenë të tjera kushte. Ne në atë kohë na mohohej e drejta e fjalës, ndërsa sot opozita i gëzon këto të drejta. Nuk janë kushtet e njëjta për të protestuar”, deklaroi Pëllumbi.
Deputeti i PS iu përgjigj edhe akuzave të Berishës, se mazhoranca do ndikojë në vendimin e Apelit për çështjen e vulës.
“Ata presin një vendim gjykate, dhe kur nuk marrin një përgjigje pozitive drejtësia është e keqe, kur shkon në interes të tyre është e mirë.
Drejtësia ose është ajo që kemi besim dhe nuk varet nga askush dhe nuk beson dhe është e varur. Pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë ishte i drejtë dhe tani Apelin e kemi kapur ne.
Këtu ka ca non sense që nuk shkojnë. Po shkojmë në zgjedhje me një PD të paorganizuar dhe Berisha po kërkon tensionim të situatës”, tha Pëllumbi.
/a.r