Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Dy pasgoditje të reja të fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë, të dyja vendet ende të tronditur nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 47,000 njerëz.
Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi rajonin kufitar Turqi-Siri në një thellësi prej vetëm 2 km. Pasgoditja jashtëzakonisht e cekët u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë disa minuta më vonë me qendër jo shumë larg nga i pari në rajonin e Hatay.
Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut./m.j