Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj të Turqisë, ku u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm pas atyre të dy javëve më parë.
Sipas mediave vendase, ka pasur të tjera shembje banesazh, të cilat kanë qenë dëmtuar më parë, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur dhe viktima.
Por siç shihet nga pamjet, qyteraët, të cilët nuk kanë kaluar ende traumën e tërmeteve të mëparshme, janë frikësuar dhe i kanë përjetuar keq lëkundjet e sotme.
Njerëzit kanë vrapuar në rrugë dhe oborre duke u larguar nga banesat, e të tjerë janë munduar të qetësojnë të afërmit.
Kujtojmë se lëkundjet vijojnë prej dy javësh, ndërkohë që tërmeti i mbrëmjes së sotme ishte më i forti pas atyre 7.7 dhe 7.9 të së hënës së 6 shkurtit./m.j