Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden mbërriti për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Ky është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij vendi, gati një vit më parë.
Ai u prit nga presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky.
“Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, shkruajti Zelensky në një postim në Telegram, teksa ndau edhe një fotografi me Biden.
Kujtojmë se dy liderët janë takuar herën e fundit në Dhjetor të 2022-it, kur Zelensky udhëtoi për në Uashington. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i siguroi liderit të Ukrainës mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën sa i takon luftës.
Sipas BBC, kjo vizitë e cila u mbajt e fshehtë, nuk zgjati shumë. Vizita e papritur e kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen teksa ai udhëtoi në Poloninë fqinje për të takuar Presidentin e vendit, Andrzej Duda.
/a.r