Holta Zaçaj është zgjedhur këtë të hënë kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Zaçaj mori 5 vota nga 9 anëtarët.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Vitore Tushën, e cila qëndroi jashtë mandatit të saj që prej vitit 2017. Në garë ishin 3 kandidate; Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.
Zaçaj ishte anëtarja e fundit që iu bashkua Gjykatë Kushtetuese duke e plotësuar me 9 anëtarë me mandat të plotë.
Më 16 Janar ishte Gjykata e Lartë që zgjodhi Holta Zaçajn si përfaqësuesen e vet në Gjykatën Kushtetuese.
/a.r