Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është në diskutime me autoritetet në Iran pas një raporti që tregon nivelin e lartë të uraniumit të gjetur atje.
Mësohet se inspektorët e Agjencisë së Informacionit Financiar kanë gjetur javën e shkuar në Iran uranium me deri në 84% pastërti. Një nivel i tillë kërkohet për përdorimin e një arme bërthamore.
“IAEA është në dijeni të raporteve të fundit në lidhje me nivelet e pasurimit të uraniumit në Iran”, shkroi agjencia në Twitter.
Organi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së shtoi se po diskutonte me Iranin për verifikimet e fundit të kryera nga kjo agjenci.
Republika Islamike ende nuk ka marrëveshje me fuqitë botërore sa i takon prodhimit të uraniumit.
Irani i rriti aktivitetet e tij bërthamore në vitin 2019, një vit pasi SHBA-ja nën drejtimin e presidentit Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare dhe rivendosi sanksionet.
Negociatat për të ringjallur marrëveshjen filluan në vitin 2021, por kanë ngecur që nga viti i kaluar. Ndërkombëtarët janë të shqetësuar pasi ende nuk e dinë nëse Irani po e prodhon qëllimisht uraniumin me atë shkallë pastërtie apo akumulimi i materialit ka ndodhur natyrshëm.
Në Janar, kreu i IAEA Rafael Grossi tha se Irani kishte “grumbulluar mjaftueshëm material për disa armë bërthamore”.
Në Dhjetor, Irani deklaroi se kapaciteti i tij i pasurimit të uraniumit ishte rritur në nivele të paprecedentë duke theksuar vazhdimsht se nuk po planifikon të ndërtojë një bombë bërthamore.
/a.r