77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili të premten (17 Shkurt) vrau me çekiç djalin e tij, Hamdiun, ndodhet ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë për t’u njohur me masën e sigurisë. Këto janë pamjet që gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, ka siguruar nga momenti ku 77-vjeçari ndodhet në sallën e gjyqit. Siç duket, Bylykbashi kërkon që të mos filmohet. Për këtë arsye ai fut kokën poshtë tavolinës.
“Mos u tallni me mua, njeri jam dhe unë”, thotë ndër të tjera 77-vjeçari. Pas këtij momenti, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Shefki Bylykbashi e goditi djalin disa herë në kokë me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas policia zbuloi se kishin të bënin me vrasje. Djali, Hamdiu, 50 vjeç ishte konfliktuar me të atin dhe kishte tentuar që ta hidhte në pusin e ujit në oborr, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me çekiç në kokë. Shefki Bylykbashi e pranoi më pas se e kishte vrarë vetë djalin.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, tha ai para policisë.
Viktima, Hamdi Bylykbashi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte i kthyer nga Franca. Sipas dëshmitarëve, prej kësaj situate ai konsumonte alkool çdo ditë.
/a.r