Policia është duke punuar për gjetjen e pronarit të magazinës ku u zbulua makina me tre kallashnikovë, karikatorë me fishekë dhe dy shishe benzinë.
Mes armëve policia ka bllokuar dhe një pistoletë.
Zbulimi i makinës tip “BNWX6”, është bërë qysh prej mbrëmjes së djeshme, por policia dhe prokuroria, nuk ka ndërhyrë duke e mbajtur në mbikëqyrje me shpresën e kapjes së personave që do të merrnin makinën gjatë natës ose gjatë ditës.
Makina është mbajtur në vëzhgim, por për rreth një javë nuk është paraqitur asnjë person pranë saj. Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërhyrë, duke vijuar veprimet me marrjen e gjurmëve të gishtave.
Makina është gjendur 50 metra larg banesës së Erjon Alibej alias Agim Shyrbit. Policia ka ngritur dyshime të forta se makina mund të përdorej për atentat ndaj njerëzve të Erjon Alibej.
Ky i fundit është penduar para prokurorëve të SPAK, duke treguar disa krime.
Por një dyshim tjetër është se duke qenë se mjeti ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, ai mund të përdorej nga grupi i Erjon Alibej, për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën.
Deri në këtë fazë, policia ka fiksuar disa gjurmë gishti në makinë dhe oficerët shprehen optimistë për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin.
/a.r