Një hotel lundrues është duke strehuar të prekurit nga tërmeti në rrethin Iskenderun të Hatay-t, një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.
Mediat në vend raportojnë se anija e cila mban flamurin “Gemini” është përgatitur për strehimin e personave që kanë mbetur pa çati pas lëkundjeve shkatërruese të 6 shkurtit.
Një anëtar i ekuipazhit është shprehur se ekipi i tij po mundohen që të përgatisin një ambient të ngrohtë për njerëzit e strehuar. Sipas tij, në bord ka personel shëndetësor dhe ofrohen tre vakte në ditë, ujë i ngrohte dhe kushte të tjera sanitare.
Anija ka 400 kabina dhe një kapacitet prej 1 056 shtretërish dhe thuhet se për t’u kujdesur për qytetarët e strehuar janë angazhuar 200 vetë personel.
/a.r