Avokati i Sali Berishës, tashmë në partinë e Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ka sulmuar avokatin tjetër Saimir Vishaj në televizionin e familjes Berisha, pse ky i fundit tha se nuk ka asnjë hetim ndaj Ramës, për çështjen McGonigal.
Dhe duke qenë se nuk kishte argument, ka akuzuar Vishajn se shkon në emision me pallto dhe nuk e heq.
Gjokutaj: Hera e fundit që po ta them. Ke një problem shumë të madh vëlla. Ke krizë identiteti…
Vishaj: Je avokat dhe duhet të më përgjigjesh si avokat.
Gjokutaj: Lere ti avokatinë time se e kanë provuar të tjerë, nuk ngele ta provosh ti. Vjen me pallto në studio, as pallton nuk e heq.
Vishaj: Nuk kam këmishë blu. E kam këmishën të kuqe. Mos u bëj xheloz për pallton se ma ka blerë gruaja.
Gjokutaj: Xheloz për pallton? Uaaaa.
Vishaj: Nuk ka çështje penale për kryeministrin. Ku të përgjigjet kur s’ka çështje penale?
Gjokutaj: Bëhu serioz se le nam.
Vishaj: Ai që bërtet nuk ka të drejtë.
Gjokutaj: Ti nuk dëgjon, të kanë futur kasetën këtu dhe të kanë thënë ik lere atje.
Vishaj: Unë s’i hyj politikës siç i ke hyrë ti.
Gjokutaj: Pse SPAK-u nuk regjistron një çështje që t’i hapë rrugë letërporosisë?
Vishaj: Është Ministria e Drejtësisë që i hap rrugë letërporosisë.
/a.r