Që prej vitin 1968, mbi gjysmë shekulli ai jeton me këtë punë. Në sistemin e kaluar kreu një vit kurs dhe mësoi këtë zanat. Deri në vitin 1990 ishte i punësua në ndërmarrjen e riparim shërbimit.
“Në Vlorë profesionistë të vjetër si unë kanë mbetur vetëm 2-3 veta”, tha ai per ABC.
Thotë se ky zanat ka punë gjithmonë. Veç rregullimit të këpucëve riparon dhe sende të tjera.
”Kurrë profesionisti nuk ka falimentim. Kam klientelë. Mos jemi vetëm tek këpuca mund të rregullosh një valixhe dhe një çantë apo zinxhirin e një xhupi.
Pra futesh dhe në galanteri. Klientela e vjetër nuk më ka ikur. Vijnë dhe të rinj për të rregulluar atlete. Kam dhe biznesmenë që I kanë të shtrenjta të paktë janë, po vijnë për ndonjë gjë delikate”, shton ai.
Këpucari tregon se ka Dëshirë që profesionin e tij t’ia trashëgojë të rinjve.
Një nga pasionet e tij është edhe gjimnastika.
“Nga gjimnastika u mora dhe me mundje 25 vite tek Flamurtari pa lënë këpucarinë pas dore madje ndiqja dhe shkollën e mesme”, shtoi ai.
Dyqani i Panos ndodhet në lagjen 24 maji prej vitit 1990./m.j