Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një grua ka vrarë vazjën e saj adoleshente dhë më pas ka tentuar vetëvrasjen.
Ngjarja u regjistrua sot në zonën e Oristanos.
Sipas njoftimeve të policisë, alarmi është ngritur nga fqinjët, të cilët e kanë gjetur gruan të shtrirë në rrugë. Sapo kanë hyrë në shtëpi, kanë parë trupin e vajzës në dysheme. 14-vjeçarja u godit me thikë për vdekje nga e ëma e saj.
Sipas asaj që raporton “L’Unione Sarda”, trupi i pajetë i 14-vjeçares, Chiara Carta, është gjetur në banjë.
Nëna, Monica Vinci, 52 vjeç, pasi vrau vajzën e saj, është hedhur nga dritarja, duke u përpjekur t’i jepte fund jetës. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë./m.j