Një 38 vjeçar është arrestuar nga polciia e Durrësit pasi dka vjedhur disa herë në automjete të ndryshme ndërsa sëfundmi kishte vjedhur dhe një biçikletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve, për disa raste vjedhjesh, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të tyre, shtetasit G. Ll., 38 vjeç, banues në Durrës.
“Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi G. Ll. është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, vjedhje këto të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023,” njoftoi policia.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./m.j