Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi nga studio e Euronews Albania se opozita do të mbrojë me çdo kusht pluralizimin në vend.
Spaho tha se është e patolerueshme për një shtet demokratik që kryeministri të pengojë ngritjen e komisioneve parlamentare dhe mos të shkojë në parlament të përballet me opozitës.
“Nëse Rama do të vazhdojë me këtë model që “do të shkojë në parlament kur dua unë dhe jo kur ia detyron Kushtetuta” dhe kur thotë se “nuk keni për ta marrë Komisionin Hetimor sepse kështua dua unë”.
Atëherë dhe ne do t’i përgjigjemi me mjete të tjera. Ne do të mblidhemi dhe do të diskutojmë, në fund të fundit dy duar për një kokë janë.
Ne do të mbrojmë pluralizimin në Shqipëri, siç e mbrojtëm në vitin ‘90 ashtu do ta mbrojmë dhe sot që Rama do ta shndërrojë vendin në një diktaturë më ornamente demokratike”, tha Spaho./m.j
Kur të vdesë Spaho, tek pllaka e varrit, do ti shkruajnë :
Lindi njeri
Vdiq Gomar