Ministri serb i Jashtëm edhe pse ka punuar me pretendin kosovar për president nuk e mendon se mund të jetë mirë për serbët. Pas zgjedhjes eventuale të Hashim Thaçit për president të Kosovës, nuk pres asnjë të mirë në marrëdhëniet e Beogradit e të Prishtinës, sepse kaosi politik bë Kosovë është shprehje e mospërmbushjes së detyrimeve të marra me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka thënë për gazetën Danas të Beogradit ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.