Në fjalën e tij kryetari Ilir Meta tha se kryeministri i vendit Edi Rama mund të ketë të ardhura për të korruptuar gjithkënd, por se atë dhe kryedemokratin Sali Berisha nuk mund t’i blejë dot.
“Mund të ketë lekë sa të dojë por Ilir Metën e Sali Berishën nuk i blen dot. I bëj thirrje socialistëve ta largojnë sa më shpejt që të mos përfundojë si Pasoku. Asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi.
Çon IKMT dhe policinë në kundërshtim me ligjin në biznesin e Agron Shehaj. Sepse është në terrorin e asaj që ka mbjellë e që do ta vjellë. Del e deklaron drejtori i tij i papërgjegjshëm që as Presidenca nuk i ka letrat në rregull. Deri në ’90 edhe fishekët kanë qenë me inventar. Por pse e thonë këtë? Sepse duan të krijojnë pasiguri për pronën në çdo qytetar.
Besoj se e dëgjuar edhe raportin e fundit për IKMT e famshme. Të gjithë ata do përgjigjen para ligjit, të tërë ata janë në monitorime nesër nuk ka justifikim se kështu na tha ai i gjati, që së shpejti do jetë më i shkurtri, një tartabiq.
Shkruajnë mediat botërore se si krimi kontrollon policinë. Kanë kudo kamera kontrollojnë bizneset e vënë gjoba, kontrollojnë jetën e qyteteve tona”, deklaroi Meta.