Një 34-vjeçar arritit të dalë nga rrënojat pas 12 ditësh. 34-vjeçari, Mustafa Avcı ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij, Almila, por ajo që është e bukur mes gjithë dramave është fakti që vajza kishte lindur vetëm tre orë para tërmetit dhe fatmirësisht janë të gjithë mirë.
Gruaja dhe foshnja nuk u lënduan. Gruaja e tij tha se Mustafa shkoi në mensë duke thënë “Do marr pak ajër” dhe mbeti nën rrënoja.
“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë. Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar” tha ai.