Asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet, ishin të parët në sallën e Kuvendit për të festuar në mënyrë solemne ditëlindjen e tetë të shtetit.
Kjo seancë që u mbajt me tre orë vonesë, me kërkesën e kryetarit Shpend Ahmeti, që ishte në një udhëtim jashtë vendit.
E pavarësisht se ky erdhi në sallë bashkë me drejtorin e Administratës, Muhedin Nushin, këtu nuk hynë edhe bashkëpartiakët e tij nga radhët e Vetëvendosjes por as ata nga Partia Demokratike e Kosovës.
Por për dallim nga këta të fundit, të parët hynë në sallë tek pasi përfundoi intonimi i himnit shtetëror.
Deputetët e Vetëvendosjes, megjithatë arritën të mbajnë një minutë heshtje për ata që dhanë jetën për liri.
E për kontributin e tyre foli i pari kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi.
Ky nuk la pa përmendur edhe meritat e presidentit te ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ndërkaq, kreu i Prishtinës u zotua se sot më shumë se kurrë do të punojë që të ketë republike të vërtet në këtë shtet.
I kontaktuar nga Klan Kosova shefi i grupit të këshilltarëve të PDK, Lirak Qelaj e akuzoi administratën se për këtë mbledhje e njoftuan vetëm 24 orë me herët, e ky nuk mund t’i prishte planet e bëra më herët.
Në fakt, edhe për këtë komunë, sikur edhe për të gjitha komunat tjera ka pasur një agjendë qeveritare të publikuar qysh të premten e kaluar, e me të cilën obligoheshin ato që të mbajnë seancë në këtë ditë.