Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë është vënë re këtë të premte në pikën kufitare të Morinës.
Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës.
Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.
/s.f