Ben Blushi ka lajmëruar për ditën e premte një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës për në ora 17:00 në ambientet e Kinema Millenium.
Temë e bashkëbisedimit me përfaqësuesit e strukturave lokale të PS-së të qytetit Juglindor mësohet të jenë pikërisht kritikat që Blushi ka shprehur në publik për shkeljen e statutit të PS-së nga kryeministri, Edi Rama si dhe për nevojën e lejimit të garës për kreun e partisë.
Gjithashtu Blushi mësohet të ndajë gjatë këtij bashkëbisedimi edhe shqetësimet e tij për mënyrën e qeverisjes së vendit si edhe për braktisjen e bazës së PS-së nga lidershipi i partisë. Blushi pritet të ndajë në këtë takim edhe pikat kryesore të platformës së tij për kryetar të PS-së. Ky pritet të jetë një nga takimet nga të mëdha që Blushi zhvillon me anëtarësinë e PS-së qysh kur ai shpalli hapur ambicien e tij për kryetar të partisë.
BW