Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një dokument ku provohet se Sai Berisha i ka shërbyr ish liderit jugosllav, Sllobodan Millosheviç. Ka qenë “kontributi” i tij, ajo që i dha mundësinë Serbisë në shkatërrimin e Shqipërisë në vitet 1991 e më pas. Beqiri shpjegon se Berisha është shpallur Non Grata nga SHBA për krimet më të larta shtetërore.
Berisha është po i njëjti person i cili ka këtë të shkuar të errët por sërish bën protesta të cilat i quan ‘revolucion’ i cili mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë, nënvizon juristi, pohim që e ka shoqëruar edhe me një dokument.
“Sali Berisha, ky antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave të kombit shqiptar, spiuni dhe agjenti i UDB-së Serbisë, i cili mori shpërblimin më të madh nga Sllobodan Millosheviçi në Ohër për kontributin e paimagjinueshëm që i dha Serbisë në shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas, pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA për krimet më të rënda shtetërore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, këto ditë ka nisur një “revolucion” me një çetë të vogël çetnikësh që i shkojnë nga pas…
Kemi të bëjmë me të njejtin person dhe me të njejtët persona të çetës çetnike, pra me Udbashin Sali Berisha, i cili me Urdhërin Nr. 82, datë 09.03.1997, “Tepër Sekret” dhe “Tepër Urgjent”, mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë.
Lexojeni vet urdhërin e nënshkruar dhe vulosur nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Adem Çobani.
Shqiptar jini vigjilentë! Pa u varrosur shtatë pashë nën tokë pjella famëkeqe e Beogradit dhe e Moskës Sali Berisha dhe 200 çetnikët e tij, disa në Kuvendin e Shqipërisë dhe të tjerët rrugëve të Tiranës, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë qetësi, stabilitet, prosperitet, liri, demokraci dhe paqe të vërtetë…
Në këtë grup çetnikësh bëjnë pjesë edhe Udbashi Ilir Meta si dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë dhe gjyqtarë, besnik të Serbisë, të Rusisë dhe të Udbashit Sali Berisha, i cili i mban “të karikuar” me miliardat që u ka grabitur shqiptarëve dhe Shqipërisë përmes korrupsionit të paimagjinueshëm 32 vjeçar në këtë vend…”-shkruan avokati Idajet Beqiri.