Kryeministri Edi Rama thotë se opozita do të humbasë në zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin “Opinion” kreu i qeverisë tha se PD do të “hajë një shpullë” nga votuesit.
Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin materiale që lidhen me paratë ruse në PD. Po ashtu kreu i qeverisë tregoi se çfarë i dhuroi ish-zyrtari i FBI, McGonigal.
“Çfarë ishte e errët për paratë ruse dhe për non gratën. Më 14 maj këta do të hanë një shpullë. unë po them çfarë unë mendojë duke bërë sinteza mbi bazën e asaj që lexoj dhe dëgjoj. Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin se si merren paratë nga rusët si bëhen marrëveshjet i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto do të ekspozohen. Ajo fjala që përdoret aty përdoret për kapele. Më dha një kapele të FBI.”-tha Rama.
/a.r