Astrit Patozi thotë se nuk bashkohet me grupin e Enkelejd Alibeaj, nëse ai ka një propozim për të.
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV, Patozi argumenton se nuk shikon një vizion të ri politik në grupin e demokratëve. Patozi thotë se për sa kohë ata vazhdojnë me idetë e Berishës, nuk do të bëhet palë e asnjë grupi të PD-së.
“Problemi që kam unë me Partinë Demokratike e ndarë në dy apo më shumë copa është që nuk shikoj një vizion të ri politik. Unë shikoj që edhe ndarja mes kundërshtarëve të Sali Berishës edhe foltores, është një ndarje pothuajse mekanike qe të vetmin argument ka të qenit non-grata, i cili sipas meje është defekti më i vogël që ka Sali Berisha për të cilin mund të debatohet.
Do të doja të shikoja që diferencat mes tyre dhe Sali Berishës do të ishin me berishizmin si filozofi politike. Edhe unë për atë jam kundër. Prandaj nuk gjej asgjë te përbashkët me të gjitha palët në PD sepse nuk shikoj një ndarje nga berishizmi. Berishizmi do të thotë kryetarokraci. Berishizmi dhe edramizmi janë e njëjta gjë. Për sa kohë të dy janë bashkautorë të ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, të cilët ne po i vuajmë në kurriz duke na përkeqësuar ambientin demokratik, por edhe qeverisjen e vendit vit pas viti.”, tha Patozi./m.j