Ditën e djeshme SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi se këto prona do t’i kalojnë shtetit. Sipas tij, do jetë e vështirë që një qytetar t’i blejë.
“Pas një viti, pas përfundimit të hetimeve dhe nëse këto pasuri arrijnë të konfiskohen, sepse jemi në një konfiskim paraprak merret vendimit
Në Itali pasuritë e mafias përdoren për punë sociale nga komunat apo bashkitë. Nuk besoj që dhe këtu ti marrë një qytetar i thjesht. Nuk do i blejë njeri, nuk do funksionojë. Mendoj se shteti do i shfrytëzojë në funksion të tij dhe nevojave që ka.”- tha Beçi./m.j