Pas një debati të fortë me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli ka vendosur që t’i tregojë Armaldo Kllogjerit se pse e bëri gjithë atë skenë.
Këngëtari i njohur i tha Maestros se gjithë këtë e bëri që ta nxirrte të preferuarin e publikut se i erdhi inat që doli Olta Gixhari.
Pjesë nga biseda:
Armaldo: Domethënë unë të shkoj në ekstrem
Armaldo: Atë do ti?
Luizi: Jo, unë nuk dua atë.
Armaldo: Po ça do ti?
Luizi: Unë dua me të nxjerrë prapë të preferuar ty të shtunën se më vjen inat që doli Olta
Olta: Kjo është
Armaldo: Ti e bën gjithë këtë të më nxjerrësh mua të preferuarin ë?
Olta: Po
Luizi: Ti kujton se nuk do dalësh?
Olta: Dhe ja thashë unë këtë gjë dhe ma pranoi
Armaldo: Dëgjo këtu, vetëm natën në gjumë mos më bëj asgjë
Luizi: Unë s’të bëj as natën dhe as ditën. Ti e di shumë mirë
Armaldo: Se po qe për natën, për Zotin
Luizi: Mu më zhgënjeve, ti e di shumë mirë dhe e mbaje mend se të kam thënë se në gjumë nuk të ngacmoj, as gjarprin
Armaldo: Hë moj Valbona më thuaj ça të bëj unë se po më ikën truri
Olta: Të qeshësh./m.j