Për analistin Frrok Çupi, qeveria do ishte tronditur nëse pjesëmarrja në protestë nga populli do të ishte e madhe.
“Qeveria do ishte tronditur nëse pjesëmarrja në protestë do ishte nga populli. Qeveria do ishte tronditur nëse do kishte realisht protesta. Nëse do kishte pika të caktuara për dobësi të qeverisë.
Protestat janë këmbana për të dëgjuar. Nëse qeveria ditën e protestës do kishte ndërprerë aktivitetin qeveritar, po kjo ‘ ka ndodhur e s mund të ndodhë.
Vjen një punë tjetër e thuhet se s’kemi opozitë, dhe jam dakord me këtë. Ne mund të kemi opozitë, por pasi të hapin rrugën këta njerëz qe krijojnë strese për njerëzit.” u shpreh Çupi.
Sa i përket kaosit të shkaktuar në seancë nga demokratët, analisti thoët se është e vetmja gjë që mund të bëjnë.
Ndërkohë për Frrok Çupin, vendimi i 3 marsit, do të zgjidhë vetëm raportet e KQZ me partitë politike.