Në protestën e opozitës që po mbahet para Parlamentit, deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur se Kryeministri Rama është i pashpresë teksa ka shtuar se shqiptarët nuk mund të pranojnë që të kenë një kryeministër të korruptuar.
Noka është shprehur se zëri i shqiptarëve është në protestë teksa ka shtuar se asksuh nuk mund të ndalojë revolucionin që ka nisur.
Flamur Noka: Edi Rama është i pashpresë, qytetarët e këtij vendi nuk mund të poranojnë të kenë për kryeministër McGonigal. Shqiptarët nuk mund të pranojnë të kenë për kryeministër një njeri që nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por për të luftuar PD dhe opozitën. Ka luftuar për të zhdukur opozitën. Ai u kap në flagrancë. Ai është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar. Shqiptarët nuk mund të pranojnë të kenë një të korruptuar për kryeministër. Ju nuk jeni të korruptuar, ju jeni njerëz të lirë, të vlerave.
Taksat e shqiptarëve janë vjedhur prej 9 vitesh. Paratë tuaja kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe të ministrave të tij. Uji i familjet tënde po sos Edi Rama. Ti nuk je më përfaqësues i joni. Ne nuk mund të pranojmë të përfaqësohemi nga një i korruptuar. Çdo përpjekje e Ramës është e kotë. Askush nuk mund të ndalë revolucionin që po afron. Ishim ne ata që shembëm një regjim në vitet 90. Jemi ne që do ta shembim regjimin e korrupsionit. Ai Parlament nuk përfaqëson qytetarët e këtij vendi, është parlamenti i McGonigal, por kurrë paralamenti i qytetarëve.
Zëri juaj është këtu, zëri i shqiptarëve që po lufton për këtë vend, askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë ne në këtë revolucion sepse kurrë nuk do të tolerojmë më një njeri si Rama që ka mision shkatërrimin e Shqipërisë. Edi Rama ka bërë genocide mbi shqiptarët. Ne jemi sot për t’i thënë që sot koha jote ka mbaruar, ti je e zeza e këtij vendit, je e keqja e Shqipërisë. Edi Rama është sot i pashpresë, është futur në strofullën e tij në Surrel. Edi Ramës i themi: Vrulli i revolucionit demokratik, energjia e këtyre njerëzve të lirë, nuk do të mundet të të mbrojë as bunkieri jot i Surrelit. Edi Rama je i pashpresë sepse ka ardhur koha që t’u japësh shqiptarëve llogari për gjëmat e tuaja.
/a.r