Kreu i Partisë së Lirisë, ka deklaruar se e ka njohur përmes të vëllait, të ndjerit Agim Nezaj. Agimi mbahet mend si një intelektual, gazetar, pedagog i njohur dhe zëdhënës në disa dikastere gjatë qeverisjes së Berishës.
Në këtë foto që shihni, Agron Nezaj shfaqet pranë Ilir Metës në kohën kur ai ishte president. Fotoja ku ata shfaqen së bashku i përket muajit Maj të vitit 2022 pas ceremonisë së dekorimit të vëllait të tij, gazetarit të njohur Agimit.
I ndjeri Agim Nezaj, mbahet mend edhe si këshilltar për mediat i Jozefina Topallit, gjatë kohës kur ajo drejtonte Kuvendin.
Në fakt, njohja e Metës me ish agjenti ne sigurimit Agron Neza konfirmohet edhe përmes kësaj fotoje që i përket vitit 2013. Vec Nezës, aty duket në krye të tryezës ish agjenti tjetër i FBI Mark Rossini, mik me Charles McGonigal dhe njëkohësisht ortak me ta në biznesin që kanë në Shqipëri.
Pra, njohjet e McGonigal dhe rrethit të tij me Metën duket se janë të hershme, pavarësisht mohimeve nga kreu i Partisë së Lirisë.
Por, le ti kthehemi temës sonë dhe të sqarojmë udhëtimet në Shqipëri të Charles McGonigal dhe Agron Nezajt.
Agjenti i arrestuar, ka takuar në Tiranë kryeminsitrin Edi Rama. Ky ka qenë një fakt i njohur publik dhe vetë shefi i qeverisë e ka pranuar para se Mcgonigal të arrestohej.
Takimi tuhhet se është ndërjmetësuar nga një personazh i njohur në qarqet lobuese. Fjala ishte për ish zv.ministrin e Energjisë Dorian Duçka.
Ky i fundit, është kushëri i afërt i kreut të partisë së Lirisë Ilir Meta, dhe ishte pikërisht ky i fundit që e bëri pjesë të kabinetit qeveritar gjatë periudhës së koalicionit në vitet 2013-2017. Ashtu siç edhe sqarohet në aktakuzë, Duçka kishte punuar si këshilltar i jashtëm i Ramës./m.j