Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka bërë një deklaratë kërcënuese.
Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Rossiya-1, Kadyrov tha se ushtria ruse duhet të pushtonte Gjermaninë Lindore.
“Ky është territori ynë”, u shpreh ai. Lideri çeçen kërcënoi gjithashtu kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Sipas Kadryov, Olaf Scholz duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij në lidhje me Rusinë.
Ndër të tjera, Kadryov deklaroi se tërheqja e trupave sovjetike nga territori i ish-RDGJ në vitet 1990 ishte një gabim.
“Ata që janë përgjegjës, si ish-presidenti Mikhail Gorbachev, i cili vdiq vitin e kaluar, duhet të ishin ndëshkuar si “tradhtarë”, tha udhëheqësi 46-vjeçar çeçen, forcat e të cilit po luftojnë në Ukrainë./m.j