Gazetari Lavdrim Lita thotë se sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt me urdhër të SPAK ka për qëllim ta nxjerrë atë nga fshehja.
Sipas Litës, SPAK e konsideron të gjallë ish-bosin e lojërave të fatit dhe po i fshihet drejtësisë.
Edhe pse nga policia nuk kemi një sqarim zyrtar nëse ka prova që është zhdukur, nuk është gjallë dhe çdo gjë tjetër të bën të dyshosh se ky individ i fshihet drejtësisë dhe për rrjedhojë të gjitha veprimet e SPAK e konsideron person të gjallë që i fshihet drejtësisë. SPAK ka dyshime të forta që Martinaj është gjallë”, tha Lita.