Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Beratit pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative nga zona e mbrojtur e malit të Tomorrit.
Mësohet se hetimet kanë nisur ndaj shoferit të kamionit që transportonte pllakat e gurit dekorativ dhe 2 administratorëve D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç të cilët menaxhonin grumbullimin dhe përpunimin e gurëve dekorativë në subjektet e tyre.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara, është gjetur një punonjës i pasiguruar.
Gjatë hetimeve u zbuluan 3 mjete ekskavatorë, të cilët u konstatuan në afërsi të disa karierave të përpunimit të gurit, në këtë zonë.
Këto mjete, në vitin 2020, janë bllokuar nga Policia dhe janë lënë në malin e Tomorit, pasi ishin me defekt./m.j