Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Pogradec ku punonjësi i policisë Gjergji Riza dhunon të riun Ervin Norolla.
Bëhet me dije se Riza ka ushtruar dhunë ndaj Norollit pas dyshimeve se ky i fundit kishte vendosur një sasi tritoli në biznesin e oficerit të policisë por nuk kishte arritur ta ndezë.
Ky veprim ka ardhur në shenjë hakmarrje pasi Riza e kishte ndaluar të riun disa herë më parë, për sasi të vogla lënde narkotike.
Do të jetë Agjecia e Mbikqyrjes Policore që do të vijojë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërkohë është pezulluar nga detyra polici Gjergji Riza.
Ervin Norolla ndodhet aktualisht në burgun e Drenovës pasi disa ditë më parë i është gjetur 50gramë lëndë narkotike heroinë.
/s.f