SPAK ka nisur operacionin për sekuestrimin e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.
Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet fati i tij.
Behet me dije se aksioni është përqëndruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.
Urdhri është firmosur nga prokurorët A. Dumani, B. Dibra dhe D. Musabelliu.
Pritet që në orët në vijim të zbardhen detaje nga operacioni i SPAK.
/a.r