9 të infektuar me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Dimal.
Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,620 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395
Testime totale 2,035,354
Raste pozitive 333,342
Raste të shëruara 329,620
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 107
Fier 7
Shkodër. 4
Vlorë 3
Durrës. 3
Berat. 1
Gjirokastër. 1