Disa persona të armatosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë me qëllim rrëmbimin e vajzës së lindur nën rrënojat e tërmetit të datës 6 shkurt.
Lajmi është bërë i ditur nga një punonjës spitali, teksa ka shtuar se është rrahur drejtori i klinikës.
Aya, ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi prindërit dhe katër vëllezërit humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Zyrtari i spitalit, i cili foli në kushte anonimiteti nga frika, tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e dëboi atë nga spitali. Infermierja u kthye disa orë më vonë e shoqëruar nga persona të armatosur që rrahën drejtorin.
Sipas tij, personat e armatosur u thanë stafit se nuk kishin për qëllim të rrëmbenin Ayan dhe se shumë persona kanë pretenduar se janë familjarët e saj dhe donin ta merrnin nga spitali, për nuk janë lejuar.
Nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit, kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.
/s.f