Joleza Koka do të tërhiqet nga drejtimi i Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH). Koka ka vendosur të mos rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FRESSH.
Vendimi është marrë gjatë një mbledhje që kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë socialistë, transmeton Ora News.
Joleza Koka do të drejtojë FRESSH-in deri në zgjedhjet e ardhshme, kur do të votohet për kryetarin e ri.
Kryetarja e FRESSH tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut me fjalimin e famshëm të mbajtur përpara të rinjve socialistë dhe drejtuesve të partisë në selinë e PS-së, pak javë më parë. Kritikat e shumta që iu drejtuan asaj mesa duket kanë ndikuar që Joleza Koka të tërhiqet nga rikandidimi për kreun e forumit rinor socialist.