Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “largohet vetëm me revolucion”.
“McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet. Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta. Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion.Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës”, tha Berisha.
“Fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë intensiv me qytetarët, jo nëpërmjet ekraneve. Do i përdorim ekranet, por kontaktet direkte janë rruga absolute e suksesit të revolucionit. Për ne ishte një ndihmë e jashtëzakonshme arrestimi i McGonigal me akuzat dhe qartësimin se ai komplotoi kundër pluralizmit në Shqipëri. Por, siç e thoshte Uashington Examiner, zyrtarë, në shumës, askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar. Dhe në këtë periudhë, ata që vazhduan veprën e McGonigal, me non-grata, me sulmet e paimagjinueshme ndaj PD, një forcë që përpiqej të mbronte vlerat perëndimore në këtë vend, po përpiqej të mbronte shtetin ligjor, po denonconte me gjithë forcat e veta. Por ajo nuk duhej të ekzistonte për këtë mafie të rrezikshme. Duhej të ekzistonte vetëm Edi Rama, që shpërndante para me valixhe dhe ushqente këto shushunja. Dhe që shfrytëzonin pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës në një rast unik”, shtoi Berisha.
/a.r
Nje pasazh nga filmi shqiptar “Rrethimi i vogel”
shoku Kopi:- Si merr guximin ti Llambi Guri ti ofendosh njerezit ne ambiente publike?!
Meti ( i drejtohet Llambit):- Ke paske ofenduar keshtu o derbardhe?
shoku Kopi:- Mua
Meti :- Une thashe se ke o ty mbyllte.
Keshtu edhe puna e ketij monstres.Asgje nuk perben skandal nqs eshte perpjekje per ta nxjerre jashte loje kete dhe sorollopin e tij,pavaresisht se mund te jete e paligjshme.