Duket se po shkon drejt zbardhjes vrasja e Denis Kasajt, nw qytetin e Fierit. Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, lidhur me ngjarjen e datës 08.01.2016, në vendin e quajtur “Mbrostar-Ura” në afërsi të fabrikes “Mulli i Artë”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Denis Kasaj dhe u plagosen shtetasit Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari kanë bërë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për ndalimin e shtetasit:
Ylli Nazëraj, 45 vjeç , lindur dhe banues në Ballsh. Ndalimi i tij u bë si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit: E.B, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg”, si autor i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana cilësuese , kryer në bashkëpunim” dhe “Mbatje pa leje te armëve luftarake”