Tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Sipas Policisë autori hapi zjarr në dy zona të ndryshme të kampusit universitar me një distancë prej 45 minutash, përpara se të largohej në këmbë.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar një motiv të ngjarjes, por sipas tyre i dyshuari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte vrarë veten me armë zjarri.
Më herët Policia kishte publikuar një foto të tij gjatë kërkimit që pasoi të shtënat; ishte një njeri me ngjyrë, i veshur me atlete të kuqe dhe fytyrë të mbuluar.
Kampusi i Universitetit Shtetëror të Miçiganit, në lindje të kryeqytetit shtetëror Lansing, është shtëpia e 50,000 studentëve. Në momentin e të shtënave, në orën 20:30 me orën lokale universiteti ishte i mbushur me të rinj që ndiqnin orët e mbrëmjes, ose darkonin apo pinin në lokalet e kampusit.
/a.r