Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar një bisedë me një zyrtar të lartë të NATO-s (një ambasador i NATO-s siç tha ai), lidhur me çështjen e përgjimeve.
Berisha tha se gjatë kohës që ishte kryeministër, kishte kërkuar të mos përgjoheshin ambasadorët e vendeve partnere.
Në bisedën me zyrtarin, Berisha tha se i kishte thënë që nëse ai zbulonte se po përgjohej, të ishte i sigurt se përgjohej nga shërbimet armike, pasi sipas Berishës Shqipëria nuk përgjonte partnerët.
Berisha foli edhe për aferën me McGonigal, ku sipas tij Rama e përdori atë veçse për të goditur opozitën, edhe për të ndihmuar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.
“Po të vinte McGonigal me 2 individë të tjerë, unë do të merrja me vete personin përkatës për sigurinë kombëtare. Ose do të merrja këshilltarin tim për sigurinë kombëtare. Mund të thotë kush ç’të dojë, por Rama nuk e dinte se McGonigal po merrej për të ndihmuar Tom Doshin, këtë smund ta thotë kush.
Sepse Doshi ka qenë mik me Ramën. Rama ka çuar Etilda Gjonin në Vjenë për punën e atentatit të pretenduar të Tom Doshit. Rama e dinte se ky shef i kundërzbulimit po e vilte Tom Doshin. Po kush e çoi Etildën në Vjenë? Rama mendonte se ky vran dhe kthjell bën ditën dhe natën. Harronte se FBI ka mekanizmat e mbikqyrjes. McGonigal ishte një gjobvënës, shko e pyet.
Pra Rama jo vetëm që e përdori për shktërrimin e opozitës, por edhe për të ç’listuar miqtë e tij më të afërt, Tom Doshin dhe Dakon. Me një vend mik nuk e bën dot kurrë. Edhe unë jam përgjuar. Telefoni im është përgjuar nga Barak Obama. Kur doli lista se cilët kryeministra janë përgjuar, në 125 kryeministra ishte edhe numri i Berishës. Unë kisha dhënë urdhër të mos përgjihej asnjë ambasador i NATO-s. Ky ishte koncepti im.
Më vjen njëri ambasador. I them po të regjistruan ty, merr shërbimet e tua dhe i thuaj që po përgjojnë shërbimet armike, sepse Shqipëria nuk përgjon. Telefoni im është i përgjuar.Nga zyra e kryeministrit shqiptar, në datën 4 janar dhe në datën 16 janar të vitit 2016, shkuan informacione që ia dërgoi Agron Neza”, u shpreh Berisha./m.j