Kryeministri Edi Rama nderoi sot, gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Soder me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për “Mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese; për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë.”
Kryeministri Rama i dorëzoi Kryeministrit bavarez Markus Söder, Medaljen e Mirënjohjes, në zyrën e tij në Kryeministri.
Natyrisht, lidhja juaj vjen sepse siç e thamë përpara legjendari Franz Josef Strauss, babai i Bavarisë moderne, por edhe për gjithçka vendi juaj ka bërë për vendin tonë, sidomos në mbështetje të integrimit tonë europian e për ato çka ju personalisht keni bërë duke dhënë urdhrat e duhur sepse nuk duhet të bëni shumë ju. Thjesht jepni urdhrat e duhur dhe njerëzit i ekzekutojnë.
E po kështu dhe për dedikimin tuaj për të përmirësuar dhe për të forcuar këtë marrëdhënie. Ne ju jemi mirënjohës.” – u shpreh Kryeministri Rama./m.j