Zarfi i Vëllait të Madh që banorët të shkruajnë një letër dashurie, hyri edhe në “burg”.
Ai e la letrën në komodinë dhe dy minuta më pas e mori sërish në duar dhe shkroi “I’m calling you”, “Po të telefoj ty”.
Kjo e fundit mund të jetë titulli i një këngë që Luizi ia dedikon Kiarës. Një e ngjashme është ajo e Outlandish-Callin U’, e cila flet për marrëdhënien e komplikuar të një çifti.
Por, këtë pritet ta sqarojë Luizi.
Kiara nga ana tjetër, po merrte këshilla nga Valbona për mënyrën sesi ajo do t’i shprehte ndjenjat e saj në letër.