Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Turqinë ndërsa raportohet se një automjet i ushtrisë ka shpërthyer.
Raportimet e para flasin për 20 të vdekur dhe 45 të plagosur, ndërsa numri i viktimave mendohet të rritet.
Ngjarja ka ndodhur pranë një baze ushtarake ndërkohë që në automjet ndodhej një personel i ushtrisë.
Omer Çelik, njëri ndër pjesëtarët e AKP-së, partisë së Erdogan ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se shpërthimi është një “sulm frikacak terrorist”.
Autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm terrorist, objektivi i të cilit ishte një autobus.
Dhjetra ambulanca dhe policë i janë drejtuar vendngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=iebTTIPaYeE