Policia e Sarandës sekuestron 3 kg e 600 gr lëndë narkotike të llojit hashash dhe shpall në kërkim poseduesin e saj. Shtetasit B.Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Progonat e Tepelenës, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë, i është gjetur në lagjen nr.3 Sarandë (të marrë me qira), hashashi. Gjatë momentit që policia ka ndërhyrë për finalizimin e aksionit, 29-vjeçari, nuk ka qenë në banesë. Punohet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.